KryesoreOpinion/Aktualitet

Konstituimi i Kuvendit dhe Mandatimi i Qeverisë – në 10 pika

Shkruan Xhevdet Pozhari

Konstituimi i Kuvendit dhe Mandatimi i Qeverisë – në 10 pika:

1. Ndarja e qartë mes Kuvendit dhe Qeverisë

– LV ndau procesin e konstituimit të Kuvendit nga ai i formimit të Qeverisë – për të garantuar funksionalitet institucional të pavarur nga marrëveshjet për pushtet.

2. Përgjegjësi institucionale, jo bllokadë

– Pas konstituimit të Kuvendit, LV menjëherë propozoi mandatarin për kryeministër, duke dëshmuar se nuk është bllokuese – ndonëse kishte hapësirë ligjore ta zvarriste procesin.

3. Zgjedhja e Nenad Rashiq si nënkryetar – jo Lista Serbe

– Me këtë u dërgua mesazh se përfaqësimi i komuniteteve nuk duhet të monopolizohet nga Lista Serbe – një akt politik i synuar për të dobësuar ndikimin e Beogradit në institucionet e Kosovës.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

4. Pushteti vetëm sipas peshës politike

– U vendos një standard i ri: fuqia politike në qeveri do të bazohet në fuqinë elektorale, jo në kalkulime të brendshme apo jashtë-institucionale.

5. Fund ‘sekserëve’ të pushtetit pa legjitimitet

– Më parë, zyrtarë të rëndësishëm emëroheshin pa asnjë votë – përmes pazareve politike. Ky model u refuzua.

6. Përjashtimi i Listës Serbe si faktor qeverisës

– Qeveria nuk do të varet më nga miratimi apo diktati i Listës Serbe – ata cilësohen si “zero faktor” në këtë proces.

7. Nuk ka më pritje 8-orëshe për votat e Listës Serbe

– Si në rastin e Qeverisë Haradinaj (2017), ku Lista Serbe ishte vendimtare. Ky model i varësisë është tejkaluar.

8. Nuk ka më marrëveshje për Asociacionin në fillim të koalicionit

Lexo më shumë  Profesori amerikan: Serbia burim problemesh në rajon, SHBA duhet të mbështesë fuqishëm Kosovën

– Marrëveshjet e mëparshme (si ajo e 2014-ës) e kishin Asociacionin si kusht – kjo nuk pranohet më si pikë fillestare e qeverisjes.

9. Interesi shtetëror mbi interesat për pushtet

– Qeveria nuk do të formohet me çdo kusht. Interesi shtetëror vendoset mbi kompromiset për numra.

10. Nuk ka shantazh ndaj fituesit absolut – nëse po, atëherë zgjedhje

– Kushdo që tenton të shantazhojë fituesin zgjedhor për favore të pamerituara, rrezikon të çojë vendin në zgjedhje të reja – jo në pazare.

Pra, sot kemi një ndryshim të modelit të qeverisjes në Kosovë, që tenton të vendosë standarde të reja të funksionimit politik.

Në qendër të tij janë: legjitimiteti elektoral, refuzimi i pazareve politike, ruajtja e interesit shtetëror dhe shkëputja nga ndikimi i Beogradit përmes Listës Serbe.

YouTube player