Kuriozitete

Arsyet përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënjkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë. Megjithatë sipas të dhënave, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.

Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë

Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E vërteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Lexo më shumë  SEKRETI I “VAJZËS ME VATH PERLE”/ Shkencëtarët zbulojnë efektin neurologjik të tablosë së famshme

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar. Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen. Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Uji duhet pirë në pozicionin e duhur

Rreth 70% e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e tij në mënyrën e duhur. Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës por nuk arrin në organe.

Lexo më shumë  SEKRETI I “VAJZËS ME VATH PERLE”/ Shkencëtarët zbulojnë efektin neurologjik të tablosë së famshme

Kësisoj, uji nuk arrin të pastrojë organizmin nga toksinat e depozituara në veshka dhe tëmth. Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje. Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato. Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar./AgroWeb.org

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *