Bota

Zelensky sot në Suedi për nënshkrimin e një marrëveshje mbi eksportet e armëve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi, ku të dy vendet do të lidhin një marrëveshje për “eksportin” e armëve, njoftoi qeveria suedeze të martën.

Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linköping, selinë e grupit Saab që prodhon avionin luftarak Gripen.

Lexo më shumë  Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Pas bisedimeve, të dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të njoftuar rezultatet e marrëveshjes në fushën e eksporteve të mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player