KryesoreLajme

Qoku: Fitorja e VLEN-it është fitore për të gjithë shqiptarët pas 23 vitesh u realizua rrotacioni i shumëpritur politik në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore duke e cilësuar fitoren e VLEN-it si një moment historik për vendin dhe për shqiptarët. Ai tha se gjatë vetëm 15 muajve qeverisje, VLEN ka shënuar disa arritje historike, ndërsa fitorja e sotme është kurorëzimi i përpjekjeve për ndryshim.

Lexo më shumë  Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

“Sot fitoi edhe demokracia,” shkruan Qoku, duke theksuar se pas 23 vitesh monopol pushteti në duart e një kaste të vetme partiake, është realizuar më në fund rrotacioni i plotë dhe i shumëpritur në taborrin shqiptar.

Sipas tij, kjo fitore nuk është vetëm e VLEN-it, por e të gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, një mesazh që kërkon më shumë punë të ndershme për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies.

“Ditë më të mira po vijnë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e më gjerë. Urime dhe mbarësi, shqiptarë të dashur! Ecim tutje!”, përfundon Qoku.

Rruga Press

YouTube player