KryesoreLajme

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i drejtësisë, ka thënë se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të marrë për bazë ankesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit e Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se nuk pret që të ketë masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, por sipas tij edhe nëse ketë nuk do të pengojë afatin rrjedhës 15 ditor për formim e qeverisë së re.

“Nuk e shohë të mundur. Gjykata Kushtetuese mundet çdo herë të aktivizohet. Gjykata Kushtetuese do të mund potencialisht të shtyjë zgjidhjen e kësaj çështje me muaj siç bënë zakonisht. Do të jetë jorelevante vendosja e masës së përkohshme në ndalimin e këtij afati rrjedhës për 15 ditor për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Pas rezultateve të 28 dhjetorit, LVV: U konfirmuam fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

Ai ka thënë se çështja e konstituimit të Kuvendit është e përfunduar.

“Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar. Në aktgjykimin e fundit ka mbyllë të gjitha vrimat dhe Gjykata Kushtetuese  dhe ka thënë se nënkryetari duhet t’i takoj komunitetit serb, por nuk ka specifikuar se duhet t’i takojë Listës Serbe. Ka pranuar tezën që nuk duhet të lejojë në një monopolizim ose të ashtuquajtur të drejtë veto. Lisa Serbe ka bërë propozimet e saj 9 herë dhe asnjëra si ka marrë ato vota, dhe më pastaj bazuar në aktgjykimi e Gjykata Kushtetuese dhe mbi të gjitha në rregulloren e punën, kryetari i Kuvendit e ka ftuar z. Rashiq i cili i ka marrë votat e mjaftueshme”, tha Qorrolli.

Lexo më shumë  Ahmetaj: Aferë korruptive në Porto Romano, Shqiperia rrezikon të mbetet pa port

Rruga Press

YouTube player