KryesoreLajme

Sveçla: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit

Me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku mori pjesë edhe ministri në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim, nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve të punës u prezantuan angazhimet e Republikës së Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal të sigurisë.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

Ministri Sveçla theksoi se, pavarësisht sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe aktive në Procesin e Berlinit, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal mbi parimet e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Sveçla.

Lexo më shumë  Sot nis verifikimi i​ votave me postë të mërgatës së Kosovës
YouTube player