Organizatat ndërkombëtare reagojnë, mediat dhe organizatat në Kosovë heshtin, për sulmin ndaj shtëpisë së prindërve të gazetarit Vudi Xhymshiti
Gazetari Vudi Xhymshiti ka bërë të ditur se Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) i është bashkuar Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) dhe Unionit Kombëtar të Gazetarëve Britanikë (NUJ) në dënimin e sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të tij në Kosovë.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar, kur persona të paidentifikuar tentuan të shkatërronin shtëpinë e prindërve të ndjerë të gazetarit, në një akt që ai e cilëson si mesazh hakmarrës për shkak të punës së tij hulumtuese, që synon të ekspozojë dezinformimin dhe operacionet e spiunazhit serb në Kosovë.
Sipas Xhymshitit, katër të dyshuar janë arrestuar të dielën lidhur me rastin, por ai thekson me zhgënjim se “kanë kaluar katër ditë dhe mediat kryesore e organizatat profesionale në Kosovë vazhdojnë të heshtin.”
Reagimet nga IFJ, NUJ dhe CPJ konsiderohen një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe një thirrje për hetim të plotë të rastit.
Rruga Press

