KryesoreLajme

Sveçla takon në Londër sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, e njoftoi për progresin në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim në Londër nga sekretarja për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Shabana Mahmood.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Mahmoodin e njoftoi për progresin e Kosovës veçanërisht në fushën e sigurisë.

“E njoftova për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare. E falënderova përzemërsisht Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona. Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë