600 kamionë ndihma kalojnë në Gaza, por ‘dera’ e Rafahut mbetet e mbyllur
“Kalimi i Rafah nuk do të hapet sot“, ndoshta as nesër, dhe “nuk dihet kur do të hapet”. Kështu ka deklaruar një burim nga siguria izraelite, sipas raportimit të medias izraelite Ynet. Sipas këtij burimi, një rihapje “nuk do të ishte e mundur as nga pikëpamja logjistike”, sepse duhet “të shkohet në vend për të kryer kontrolle dhe të dërgohet një ekip zbulimi, gjë që kërkon kohë. Mund të supozohet se edhe nesër do të vendosin ta mbajnë të mbyllur kalimin Rafah”.
Sipas të njëjtit burim, 600 kamionë me ndihma humanitare po hyjnë përmes pikës Kerem Shalom, në përputhje me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Donald Trump.
Ky version bie ndesh me informacionin e raportuar mëngjesin e sotëm nga televizioni izraelit Kan, sipas të cilit qeveria izraelite kishte vendosur të anulonte sanksionet ndaj Gazës të parashikuara për sot, të cilat përfshinin kufizimin e ndihmave humanitare dhe mbylljen e kalimit kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, si pasojë e kthimit nga Hamas i katër trupave të pengjeve të vdekur. Kjo do të thotë se do rihapej kalimi kufitar i Rafahut midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, gjë që mesa duket nuk po ndodh ende.
Mbrëmjen e kaluar, Hamasi dorëzoi edhe katër trupa të tjerë, duke e çuar në 20 numrin e trupave që ende nuk janë kthyer.
Rruga Press

