Lajme

Pasaporta e Kosovës shënon ngritje të fuqisë në indeksin ndërkombëtar

Pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritje në renditje në Indeksin e Pasaportave ‘Henley’, duke u renditur për vitin 2025 në vendin e 65-të në botë, me 81 destinacione pa viza, përfshirë edhe qasjen e lirë në zonën Shengen.

Indeksi i Pasaportës ‘Henley‘ është renditja e pasaportave e të gjitha pasaportave në botë, sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa pasur nevojë për vizë paraprake.

Lexo më shumë  Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK-ut

Indeksi përfshin 199 pasaporta, duke u ofruar përdoruesve informacionin më të gjerë dhe më të besueshëm për qasjen dhe lëvizshmërinë e tyre globale.

Referuar viteve të mëparshme, kjo renditje e Kosovës e 65-të në botë shënon rritje të fuqisë së pasaportës së Kosovës.

Në vitin 2021, pasaporta e Kosovës ishte në vendin e 108-të, renditja më e ulët ndonjëherë për vendin.

2010 – 89

2015 – 103

2021 – 108 (më e ulëta)

2024 – 68

2025 – 65 (më e larta)

Rruga Press

YouTube player