Argument

Hulumtimet e gazetarit Xhevdet Pozhari ngrejnë dyshime të forta se në disa komuna komuniteti serb ka votuar LDK-në dhe PDK-në në vend të Listës Serbe – Koalicion i fshehtë?!

Nga Xhevdet Pozhari

Në shkollën “Sveti Sava” në Obiliq, Xhafer Gashi paska dal me 53% duke e lënë pas edhe kandidatin e Listës Serbe me 33%.

Në këtë vendvotim paska shumicë serbe. A din ndokush nga Obiliqi të ma shpjegojë se si është i mundur ky rezultat – një shqiptar në një vendvotim me shumicë serbe të jetë më i pëlqyer sesa kandidati i Listës Serbe?!

Nuk jam në dijeni që ky fenomen të ketë ndodhur në ndonjë vendvotim tjetër!

Me siguri e mbani mend kur Gazmend Muhaxheri i krahasonte veprimet e policisë së Kosovës në veri me kohën e Millosheviqit.

Epo, në zgjedhje kjo deklaratë siç duket i është përkthyer me përkrahje te komuniteti serb.

Në shkollën Janko Jovicevic ku shumica janë votues të përkatësisë etnike serbe, 74,85% kanë votuar për Gazin.

Çestitamo. Svaka ti cast! 👏

Sa mendova se veç kandidatët e LDK-së në Pejë e Obiliq kanë marrë vota të komunitetit serb. Por, jo!

Qe edhe nga PDK-ja në Vushtrri. Ferit Idrizi në qendrën/shkollën Vuk Karagjiq i paska marr 72,35% të votave ku votues janë shumica e komunitetit serb.

Çestitamo!

Akuzo “Albini me Serbi”, ndërsa LDK e PDK votat e serbëve në kuti!

I publikoj me dëshmi disa fenomene të pazakonshme ku në në disa qendra me shumicë serbe e emërtime sllave, minoriteti serb voton për kandidatin shqiptar – çohen militantët mem akuzu mu!

E, çka kam faj unë nëse kryetarin e juaj e votojnë ata?

Kjo qendra në Plemetin të Komunës së Obiliqit nisi të bëhet ma interesant sesa që mendova në fillim. Tash kolegë gazetarë kanë filluar të shtrojnë pyetje për këtë qendër të votimit.

Ja një fenomen tjetër i pazakontë i votave në shkollën “Sveti Sava”:

– Lista Serbe për Kuvend Komunal ka marrë 67.98% apo 605 vota, ndërsa kandidati i saj për kryetar vetëm 313 vota, 33,33%!

– Në të njëjtin vendvotim, kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi, ka marrë 498 vota, 53,04%. Ndërsa për Kuvend Komunal, LDK ka marr 172 vota, 19,33%.

Si shpjegohet kjo?!

Dul tash edhe Kuzmini i Fushë Kosovës, një qendër ku pretendohet se ka shumicë serbe.

83,98% i paska fitu kandidati i LDK-së.

Zoti e boft hajr, sen s’po kuptoj!

Rruga Press

YouTube player