KryesoreLajme

Bekim Qoku: Me ne vazhdon ndryshimi, me ata stagnimi. Qeveria VLEN miraton lehtësimin në Qafëthanë

Deputet i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku, ka deklaruar se ndryshimi në vend po vazhdon dhe se së shpejti do të ketë një lehtësim të madh për qytetarët në pikën kufitare Qafëthanë.

Në një postim në rrjetet sociale, Qoku njoftoi se në fillim të nëntorit, qeveria VLEN do të miratojë regjimin “One-Stop-Shop” në Qafëthanë, një sistem hyrje-hyrje i ngjashëm me atë që zbatohet tashmë me Kosovën.

Lexo më shumë  Filmi i Kosovës fiton Grand Jury Prize në Sundance, Çeku: Arritje historike për kinematografinë

Sipas tij, vonesat kanë ardhur për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri, por tashmë pengesat janë hequr dhe procesi do të ecë përpara.
“Do t’i japim fund nervozave, lodhjeve dhe pritjeve të panevojshme në kufi. Me ne vazhdon ndryshimi, me ata stagnimi. Na matni me punët e kryera, jo me premtime të stërthëna!”, ka shkruar Qoku.

Rruga Press

Lexo më shumë  Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare shpallen së shpejti
YouTube player