KryesoreLajme

Reagon përsëri Faton Peci: Mitrovica nuk u thye, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci, ka reaguar sërish lidhur me garën në Mitrovicë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Peci ndër të tjera ka deklaruar se interesat në Mitrovicë ishin të mëdha, duke kritikuar mënyrën se si u raportua për këtë komunë.

“Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit”, deklaroi Peci.

Lexo më shumë  Përmbytjet në Durrës, 400 banorë të evakuuar

“Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që nuk ndali makinën
YouTube player