Opinion/Aktualitet

Për Lirim Mehmetajn pavarësia e Kosovës është e vlefshme kur humb ai që e bashkon Mitrovicën

Nga Elvis Hoxha

Lirim Mehmetaj tha se humbja e Albin Kurtit në Mitrovicë është aq e fuqishme sa pavarësia e Kosovës.

Albin Kurti e bashkoi Mitrovicën. Këtë e dinë edhe ata që votojnë kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Për Lirim Mehmetajn:

– Gjakova është vendlindja e Radoiçiçit

Albin Kurti është argat i Serbisë

– Pavarësia e Kosovës është e vlefshme kur humb ai që e bashkon Mitrovicën

– Albin Kurti është kundër UÇK-së, ndërsa Sheholli është ai që mbron UÇK-në.

Për Baton Haxhiun:

– Duhen amnistuar tërë krimet e luftës. (Natyrisht kjo gjë nënkupton se duhen amnistuar krimet e Serbisë. Kjo logjikë bëri që në Hagë të jenë shqiptarët e jo serbët)

– Me Serbinë tryeza duhet të jetë suedeze. (Cka po don Serbia, le t’ia japim, mjaft që të njohë Kosovën. Por Serbia e do tërë Kosovën. E po deshi tërë Kosovën, nuk mbetet Kosovë për njohje)

Ç’ka thënë Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhala për UÇK-në, hapni kanalin YouTube dhe e gjeni vetë.

Personalitete të opozitës së Kosovës u ngutën për me pasë foto me Fatmir Shehollin. E po këta ishin që e bënë Gjykatën Speciale. Lufta çlirimtare është për ta larg në kohë, ndërsa korrupsioni dhe pasurimi në shpinë të Kosovës është i gjatë e i afërt. Milionat i kanë bërë dhe duan t’i ruajnë me çdo kusht. I vetmi kundërshtar i tyre është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Ndaj dhe i kanë vënë milionat e tyre dhe të Devollit kundër Albin Kurtit.

Lexo më shumë  Narrativa “pro-amerikane” e opozitës: një analizë e diskursit politik, perceptimeve publike dhe faktorëve strukturorë

Qytetarët e Kosovës kanë një muaj kohë për me reflektu mirë për gjykimet e Lirim Mehmetajt dhe Baton Haxhiut, Adriatik Kelmendit dhe Berat Buzhalës, për këtë opozitë që kanë foto me Fatmir Shehollin dhe që kurrë nuk shkuan të vizitojnë Ujmanin e çliruar.

Rruga Press

YouTube player