KryesoreLajme

Bulliqi: Për fitore në Llap punuam për 4 vite, qeverisje me transparencë e duar të pastra

Shpejtim Bulliqi ka marrë besimin e plotë të qytetarëve llapjanë, për të udhëhequr komunën e Podujevës edhe për një mandat të dytë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Bulliqi, në zgjedhjet e 12 tetorit arriti të sigurojë hiç më pak se 20 mijë e 407 vota, apo 53,42 %, transmeton IndeksOnline.

“Ne kemi punuar për 4 vite për të pasur këtë besim të qytetarëve. Puna jonë është besimi i qytetarëve që na kënë dhënë ditën e djeshme. Nuk ka qenë dicka që nuk është pritur, për arsye se ne kemi punuar për 4 vite, dhe kemi qenëshumë pranë qytetarëve dhe qytetarët e kanë vlerësuar punën tonë dhe angazhimin tonë. “, ka thënë Bulliqi për IndeksOnline.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Tutje, Bulliqi ka rënditur disa nga arsyet, sipas të cilën shtynë llapjanët t’ia besojnë një mandat të dytë.

“Ka shumë arsye, por njëra prej arsyeve që ne për 5 vite të mandatit tonë, kemi një herë e gjysëm më tepër investime se sa të tjerët të cilët nuk kanë arritur të bëjnë. Kemi shumë punë dhe projekte që kanë prekur dhe kanë përmisuar jetën e qytetarëve, qoftë urgjenca, qoftë stacioni i autobusëve, qoftë polikliniikat specialistike, qoftë numri i madh i qerdheve publike, gjithësej 8 brenda mandatit, numri i madh i institucioneve shkollore, 10 objekte shkollore për një mandat dhe shumë punë tjera të mira. Por ajo që është shumë e rëndësishme është transparenca dhe qeverisja me duarë të pastërta për këtë mandat tonin.”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

Mes tjerash, Bulliqi ka përmendur disa nga top- projektet, që e presin atë në mandatin e ri.

“Ne tashmë e kemi bërë një program pune, atë që e kemi paraqitë para qytetarëve tonë. Është funksionalizimi i trafikut urban, ngrohja qendrore, impianti i ujërave të zeza, akumlacioni i Pollatës, parku industrial edhe shumë e shumë punë tjera që pritet gjatë këtij mandati t’i bëjmë.”

Ai ka lënë dukshëm prapa me vota, kundër kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin, i cili mori jo më shumë se 14 mijë e 932 vota apo 39,08%.

Rruga Press

YouTube player