KryesoreLajme

Kurti nga Deçani: Më 12 tetor votojmë për zhvillim lokal dhe qeverisje në shërbim të qytetarit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar fushatën në komunën e Deçanit, ku u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin kandidatin e VV-së, Faton Selmanajn, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kurti theksoi se qeveria qendrore ka investuar ndjeshëm në Deçan në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve, përfshirë rrugë të rindërtuara dhe të asfaltuara, rregullimin e shtratit të Lumbardhit, kanalet e ujitjes si dhe subvencione e grante për fermerët.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Ai shtoi se qëllimi është që qeverisja e mirë të zbresë edhe në nivel lokal, përmes projekteve që garantojnë ujë të pastër e furnizim të rregullt, shërbime moderne shëndetësore, arsim cilësor dhe shkolla bashkëkohore, si dhe mbështetje për bujqësinë dhe turizmin lokal.

“Më 12 tetor, vendosim për të ardhmen, për ta kthyer komunën te qytetari. Votoni numrin 105, votoni Faton Selmanajn dhe Lëvizjen Vetëvendosje,” tha Kurti, duke theksuar se Deçani meriton një zhvillim të ri në bashkëpunim me qytetarët.

Lexo më shumë  Haxhiu pret mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare për qëndrimet e VV-së ndaj Listës Serbe

Rruga Press

YouTube player