Lajme

Kurti takohet me Bashën – Do ta dërgojnë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Lexo më shumë  Durrësi në gjendje katastrofike nga përmbytjet, nën ujë edhe burgu ku mbahet Veliaj

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Lexo më shumë  Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player