Lajme

Certifikatat digjitale të Covid-19, KE: Së shpejti, Ballkani do të jetë pjesë e sistemit

Së shpejti, edhe vendet e tjera të Ballkanit Përëndimor, përfshirë Shqipërinë do të bëhen pjesë e sistemit digjital të certifikatave shëndetësore, të BE. Këtë e tha një zëdhënëse e Komisionit Europian për Deutche Welle.

Pak ditë më parë, Brukseli vendosi të njohë certifikatat e Covid-19 të Maqedonisë së Veriut , Turqisë dhe Ukrainës, duke lënë jashtë Shqipërinë, Kosovën dhe shtete të tjera të rajonit.

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë shpejt sipas zëdhënëses së KE.

“Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Jemi në kontakt me të gjitha vendet për verifikim të mundësive dhe procesi është në vazhdim”, citon Deutche Welle, zëdhënësen e KE. Maqedonia e Veriut dhe Turqia po përdorin edhe vaksinat kineze dhe ruse për imunizimin e popullsisë, ashtu sikundër Shqipëria.

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *