Lajme

Mes 118 grupeve, ekipi i FSK-së fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Një ekip i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka fituar medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” të organizuar nga ushtria britaneze në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipi i FSK arriti të dalë e dyta në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës.

“Gara Cambrian Patrol është një nga garat më sfiduese në botë dhe ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerise fushore, dhe përballje me situata të burgosurve” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lexo më shumë  Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Sipas njoftimit, ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forvës Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë.

“Çmimet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Sir Roly Ëalker, ndërsa nga FSK pjesë e kësaj ceremonie ishin, Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Agron Bajrami, Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë Nënkolonel Jaser Mulla dhe Rreshter majori Komandues Fehmi Lulaj” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

Rruga Press

YouTube player