Argument

Vuçiqi i mërzitur “vajton” për dronët që mbërritën në Kosovë – Forcimi i Kosovës është fund i synimeve të tij për toka shqiptare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arritjes së dronëve kamikazë “Skydagger” në Kosovë, duke mos e fshehur aspak xhindosjen e tij.

Për dronët që u blenë pas një marrëveshjeje me kompaninë turke “Baykar”, Vuçiqi e ka akuzuar gjithashtu Turqinë, duke thënë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” tha Aleksandar Vuçiq në rrjetin “X”.

Lexo më shumë  BE-ja pare, SHBA-ja armë, a thua se i kanë ndarë punët në mbështetje të qeverisë Kurti - Opozita veç ka nis të thotë: BE dhe SHBA po ndërhyjnë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës njoftoi për mbërritje të kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në Kosovë.

Sipas Kurtit, këta dronë të avancuar janë pjesë e një kontrate të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e turke Baykar, prodhuesin kryesor të Skydagger.

Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas “TB2 Bayraktar” dhe fluturakeve “Puma”, Kurti ka thënë se po vazhdohet ngritja dhe shtimi i fuqisë goditëse të ushtrisë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.

Lexo më shumë  Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali - Ja se ua them unë

Ngritja e këtyre kapaciteteve nuk është një gjë aspak e mirë për presidentin serb Vuçiq, për synimet e tij pushtuese në Kosovë. Ardhja e këtyre mjeteve ushtarake dhe ngritja e kapacitetit mbrojtës dhe sulmues të Kosovës do të thotë në të njëjtën kohë kthim përmbys të parrullës famëkeqe serbe, nga “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” në “Kur ushtria serbe të lë kokën në Kosovë”.

Dhe këto gjëra e bëjnë Vuçiqin “të qajë” e të ankohet se furnizimi i Kosovës me mjete luftarake është padrejtësi.

Rruga Press

YouTube player