KryesoreLajme

Çeku: Bashkëpunimi me gastronomët është thelbësor për funksionimin e tërë zinxhirit ekonomik

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka theksuar rëndësinë e sektorit të gastronomisë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të kryeqytetit.

“Prishtina, qytet turistik me gastronomi të gjallë dhe mikpritje të ngrohtë,” ka shkruar Çeku në Facebook, duke shtuar se vizioni i tij synon rritjen e zhvillimit ekonomik të qytetit, uljen e papunësisë nën 5 për qind dhe ngritjen e ofertës turistike përmes brendimit të Prishtinës si një destinacion atraktiv.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Sipas tij, bashkëpunimi me gastronomët është thelbësor për funksionimin e tërë zinxhirit ekonomik që do të sjellë përfitime për qytetarët.

“Qasja jonë qeverisëse do të jetë ajo e partneritetit me gastronomët, por edhe me banorët, në mënyrë që nga dakordimet kolektive të përfitojë i gjithë qyteti”, ka shkruar tutje Çeku.

YouTube player