Lajme

Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentët dhe bursën e mobilitetit për ata që udhëtojnë

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për studentët. Gjithashtu në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Ky vendim është marrë kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se përderisa formimi i institucioneve të reja po mbahet pezull, sipas tij, ekonomia po rritet.

Ekonomia ka shënuar rritje prej 4.58 përqind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë, sipas Kurtit.

Lexo më shumë  Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Ka shtuar se edhe të hyrat buxhetore kanë shënuar rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin paraprak.

“Tashmë e e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetaret. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia në shoqëri, rritet kërkesa agregate në ekonomi. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike sot e miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentet që i plotësojnë kriteret. Mbështetja për studentë nuk mbaron me kaq. Sot do të miratojmë edhe bursën e mobilitetit për studentet bachelor. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca nëpërmjet vendbanimit dhe vendit ku studioni”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Përgjimet e Erion Isait/ Si u vodhën milionat e bashkisë së Ersekës

Ndërkohë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për këtë masë janë ndarë 26 milionë euro.

“Nga 100 euro mbështetje e njëhershme me rastin e fillimit të vitit akademik. Lansimi i programit Bursa e Mobilitetit për Studentët”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player