Lajme

Kurti dhe Vetëvendosja u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve: Jemi në ditët e fundit, dërgojeni votën tuaj me postë

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për të dërguar votën e tyre përmes postës, në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet për pushtetin lokal.

Në një njoftim publik nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet:

“Të dashur bashkatdhetarë, jemi në ditët e fundit kur mund të dërgoni votën tuaj përmes postës. Mos e lini për momentin e fundit, dërgojeni votën tuaj që sot! Me votën tuaj, fitoret tona bëhen të plota. Bashkë fitojmë, për komunat, për Republikën!”

Lexo më shumë  Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

Thirrjes iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ftoi mërgatën të mos vonohen në dërgimin e fletëvotimeve:

“Të dashur bashkatdhetarë, nëse ende nuk e keni nisur votën tuaj me postë, janë ditët e fundit këto që vota juaj të arrijë me kohë e të jetë e vlefshme.”

Kjo thirrje vjen teksa afati për pranimin e votave nga jashtë është drejt përfundimit.

Lexo më shumë  Fermerët e Dimalit dhe Reskovecit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit: Do të bojkotojmë prodhimin dhe do të emigrojmë

Rruga Press

YouTube player