Lajme

U qëllua me armë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, sot më 06.10.2025.

Të shtëna me armë janë dëgjuar brenda gjykatës dhe sipas informacioneve është goditur gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dyshohet se është shtetasi i identifikuar si Elvis Shkambi.

Sipas informacioneve paraprake, ky shtetas është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.

Lexo më shumë  Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa djali ka plagë të lehta në dorë.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal.

Lexo më shumë  Shpallen rezultatet përfundimtare, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori në Komisaritatin numër 1 pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Mësohet se Kalaja kishte në dorë një çështje prone ku i përfshirë ishte edhe Shkambi.

Ky i fundi i ka qëlluar me 3 plumba gjyqtarit Kalaja pasi ka dhënë vendimin.

Ndëkohë, në vendin e ngjarjes kanë zbritur edhe dy prokurorët e SPAK-ut Adnand Xholi dhe Vladimir Mara.

Rruga Press

YouTube player