Faton Peci: Shëndeti nuk është luks, është nevojë – mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe qendrat e mirëqenies
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-es për Komunën e Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar qendrën “Wellness Body Center”, ku u shpreh se shëndeti dhe mirëqenia duhet të jenë prioritet, e jo luks.
Ai vlerësoi punën e dy sipërmarrëseve – nënë e bijë – që me përkushtim e udhëheqin këtë qendër, duke ofruar kujdes profesional për trupin dhe mendjen.
Peci tha se qeverisja e tij do të mbështesë gratë që guxojnë të ndërmarrin nisma të tilla, si dhe bizneset e vogla e të mesme që kontribuojnë në zhvillimin lokal.
“Na duhen më shumë vende të tilla, ku trupi gjen ekuilibër e mendja qetësi”, përfundoi ai.
Rruga Press

