KryesoreLajme

Kurti dhe Atiqi vendosin gurthemelin e shkollës së parë shqipe në Lagjën e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqi, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, kanë vendosur gurthemelin e shkollës së parë shqipe në Lagjën e Boshnjakëve.

Kjo shkollë, e cila do të ketë 9 klasa dhe hapësira bashkëkohore, do të ofrojë kushte moderne, të sigurta dhe frymëzuese për nxënësit. Brenda objektit do të funksionojë edhe një çerdhe, duke lehtësuar jetën e familjeve dhe mbështetur fëmijët e komunitetit.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

“Atë që po ndërtojmë sot nuk është vetëm një shkollë, por e ardhmja, dija dhe shpresa për brezin e ri të qytetit tonë,” u shpreh Atiqi.

Rruga Press

YouTube player