Çeku: “Muharrem Fejza” dëshmon mungesën e qeverisjes së mirë në Prishtinë
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vizituar rrugën “Muharrem Fejza”, e cila prej kohësh njihet për problemet infrastrukturore dhe vështirësitë që krijon për qytetarët.
Çeku tha se cilësia e jetesës së banorëve në këtë pjesë të kryeqytetit dëmtohet për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, hapësirave publike, parkingjeve dhe kushteve për këmbësorë. Ai theksoi se ndërtimet e dendura pa planifikim urban e kanë bërë edhe më të vështirë zgjidhjen e situatës, por theksoi se zgjidhje ekzistojnë.
Sipas tij, programi qeverisës parasheh investime pikërisht aty ku mungesat janë më të mëdha, ndërsa përmes shpronësimeve strategjike do të krijohen hapësira publike për komunitetin.
“Asnjë lagje nuk do të mbetet pas, kjo është Prishtina e barabartë që ne synojmë”, u shpreh Çeku.
Rruga Press

