Shpejtim Bulliqi: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për një Podujevë më të zhvilluar
Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është takuar me personelin arsimor dhe shëndetësor, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për vizionin e tij, mandatin e ri dhe për kandidatët e listës për Kuvendin Komunal.
Në këtë takim, Bulliqi theksoi se arsimi dhe shëndetësia janë prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, duke i cilësuar si shtylla mbi të cilat ndërtohet një Podujevë më e zhvilluar dhe më e drejtë për të gjithë qytetarët.
“Arsimi dhe shëndetësia janë prioritetet tona kryesore, sepse vetëm përmes tyre ndërtojmë një Podujevë më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë. Vazhdojmë edhe më fuqishëm, bashkë për Podujevën”, tha Bulliqi.
Rruga Press

