KryesoreLajme

Osmani takon kryeministrin holandez në Kopenhagë, kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani njoftoi se me kryeministrin holandez kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Në takim, Presidentja ka kërkuar mbështetjen e Holandës për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i ka cilësuar si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.

Lexo më shumë  Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe, ka vendosur që të punojë në Kosovë

“Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  CIA mohon pretendimet e Rusisë: Nuk ka pasur sulm ukrainas ndaj rezidencës së Putinit
YouTube player