Bota

Partia e Gjelbër Evropiane dënon ndërprerjen e flotiljes humanitare: “Shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”

Partia e Gjelbër Evropiane ka reaguar ashpër ndaj ndërprerjes së flotiljes Global Sumud, e cila kishte për qëllim dërgimin e ndihmave humanitare drejt Rripit të Gazës. Sipas deklaratës zyrtare, pothuajse të gjitha anijet e flotiljes janë sekuestruar nga autoritetet izraelite, duke lënë vetëm një jashtë kontrollit të tyre.

Në një reagim publik, bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi, e cilësoi këtë veprim si “të papranueshëm” dhe theksoi se pengimi i ndihmave jetike dhe heshtja e vëzhguesve të pavarur përbën “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.

Lexo më shumë  Droni ukrainas godet një cisternë të flotës ruse pranë brigjeve të Turqisë

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve të BE-së dhe qeverive kombëtare të marrin menjëherë masa për të garantuar sigurinë dhe lirimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord,” deklaroi Tsetsi.

Ajo shtoi se ndihmat humanitare duhet të dërgohen pa vonesë tek popullsia civile në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. “Qeveria e Izraelit duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e dhunës dhe për gjenocidin që po vazhdon të kryejë,” përfundoi Tsetsi.

Lexo më shumë  VIDEO - “Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova të…

Ky reagim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po thellohen dhe komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më shumë i ndarë mbi mënyrën se si duhet trajtuar konflikti në Gaza.

YouTube player