KryesoreLajme

Çeku: ICT-ja dhe turizmi, shtylla strategjike për ta shndërruar Prishtinën në qendër inovacioni

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar kontributin e organizatave Flossk dhe Hackerspace, të cilat prej vitit 2009 janë angazhuar në zhvillimin dhe promovimin e softuerit të lirë dhe open source.

Ai tha se përmes konferencës SFK, trajnimeve dhe bootcamps, këto organizata kanë edukuar gjenerata të reja në programim, rapid prototyping dhe inovacion.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Në hapësirat e tyre prodhohen edhe dronë të vegjël, ndërsa platforma dumedite.org ka lehtësuar qasjen e qytetarëve në dokumente publike.

“Është tejet pozitive që kemi shembuj të tillë të fuqisë së komunitetit profesional që sjellin ide dhe zgjidhje të qëndrueshme për të ardhmen e Prishtinës. Me ICT-në dhe turizmin si shtylla strategjike, bashkë me universitetet, bizneset, shoqërinë civile dhe profesionistët do ta shndërrojmë Prishtinën në një qendër të inovacionit dhe zhvillimit modern,” theksoi Çeku.

Lexo më shumë  Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt

Rruga Press

YouTube player