Lajme

Blushi: Rama tjetër thikë pas shpine Kosovës, refuzon rezolutën për dënimin e gjenocidit serb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, ka denoncuar qëndrimin e mazhorancës socialiste gjatë Konferencës së Kryetarëve, ku u konfirmua rikthimi i Rilindjes në logjikën e vitit 1941, në një linjë vasale ndaj Beogradit dhe interesave serbe në rajon.

Blushi theksoi se refuzimi i mocionit me debat për gjenocidin serb në Kosovë, të kërkuar nga opozita, është dëshmi e qartë e një shumice që vepron si “delegacion jugosllav”, duke mbrojtur hapur axhendën antikombëtare të një kryeministri që ka përkrahur projektin e ndarjes së Kosovës dhe që ka deklaruar publikisht se veriu i saj është “tokë e askujt”.

Në fjalën e tij, ai krahasoi figurat kryesore të qeverisë dhe Kuvendit me emisarë të njohur të Jugosllavisë komuniste, duke theksuar se sot, në zemër të institucioneve shqiptare, dëgjohen të njëjtat retorika antikombëtare dhe antishqiptare që synojnë relativizimin e krimeve serbe dhe minimizimin e mbështetjes për Kosovën.

Sipas Blushit, është e turpshme dhe e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të mos ketë guximin të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb, në një kohë kur vendet demokratike të botës po e njohin gjithnjë e më shumë të vërtetën e dhimbshme të luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Deklarata e plotë:

Rilindja” ne Konferencen e Kryetareve si Delegata Jugosllave. Taulanti ngjasonte sot me Dushan Mugoshen. Niko Peleshi me Pilo Peristerin

Mocioni me debat për gjenocidin serb, gjithashtu një kërkesë e Opozitës, u refuzua.

Sigurisht asnjë surprizë, thjesht një rikthim i Partisë Socialiste në vitin 41′, ku Kryetari i Kuvendit ngjasonte si Pilo Peristeri, ndërsa Taulant Balla si Dushan Mungoshen, emisarë Jugosllav të një force politike, Kryeministri i së cilës qartësisht ka mbështetur projektin e ndarjes së Kosovës. 

Është përfaqësues i një force politike,  Kryeministri i së cilës qartësisht dhe botërisht e ka deklaruar veriun e Kosovës si tokë të askujt.

Emisarët jugosllavë, të cilët edhe në këtë Konferencë Kryetarësh përseritën të njëjtën retorikë anti Kosovë, antikombëtare, antishqiptare.

Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të mos ketë guximin të miratojë një rezolutë për të dënuar gjenocidin Serb në Kosovë.

Asnjeri surprizë pra nga një Maxhorancë e cila qartësisht ka mbështetur dhe vijon të mbështesë axhendën antikombëtare të një Kryeministri, i cili ka bërë gjithçka për të zhbërë shtetin e Kosovës duke filluar dhe duke ju rikujtuar projektin famëkeq të “Ballkanit te Hapur ” dhe për të vijuar me faktin se sot kjo qeveri,  pra qeveria e Republikës së Shqipërisë, nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për të shtuar numrin e shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës. 

Pra qartësisht,  një Parti Socialiste e cila për fat të keq e theksoj, është rikthyer në retorikën e vitit 41′ apo të vitit 45′ , një parti vasale e Aleksandër Vuçiçit që Edi Rama kërkon ti tregojë besnikërinë e tij edhe pse ju e dini se çfarë po ndodh sot ne Beograd, por sigurisht Edi Rama dhe emisarët e tij jugosllavë që u detyruam sot ti dëgjonim në Konferencën e Kryetarëve, nga Pilo Peristeri në krye të Kuvendit te Dushan Mungoshen apo Miladim Popoviçi , sepse ishin në kor, një kor jugosllav, i cili qartësisht në mënyrë flagrante antikombëtare,  nuk pranoi rezolutën, pra miratimin nga Kuvendi I Shqipërisë të një rezolute për të dënuar gjenocidin Serb në Kosovë. 

Faleminderit!

Rruga Press

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi
YouTube player