KryesoreLajme

Hajrulla Çeku: Familjet me fëmijë autikë nuk do të mbeten vetëm

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës “Autizmi”, e themeluar në vitin 2011 nga familjarë të fëmijëve me autizëm. Gjatë vizitës, ai u takua me bashkëthemeluesen Hatixhe Hoxha dhe anëtarë të tjerë të shoqatës.

Çeku theksoi se fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përballen me sfida të mëdha, si mungesa e logopedëve, pritjet e gjata për shërbime dhe kosto të larta që shpesh tejkalojnë mundësitë financiare të familjeve.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Ai vlerësoi rolin e shoqatave që kanë kontribuar në avancimin e të drejtave të fëmijëve me autizëm, por shtoi se përkrahja institucionale mbetet e domosdoshme.

“Në vizionin Prishtina 2035 kemi përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për komunitetet më të ndjeshme të shoqërisë. Me planin tonë, Prishtina do të jetë qytet i barazisë qytetare dhe solidaritetit shoqëror”, deklaroi Çeku.

YouTube player

Lexo më shumë  Haxhiu pret mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare për qëndrimet e VV-së ndaj Listës Serbe