KryesoreLajme

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë qëndrimit në New York ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Osmani ka theksuar se gjatë takimit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Ajo është duke qëndruar në New York ku nga 23 deri më 29 shtator do t’i zhvillojë punimet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Osmani së fundi ka postuar për disa takime të zhvilluara me komunitetin shqiptar atje. Po ashtu në rrjetet sociale tregoi se ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë
YouTube player