KryesoreLajme

E jashtëzakonshme: Kosova ngjitet në majat e listës globale të sigurisë sipas Gallup – e para në Evropë, e treta në botë

Një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën vjen nga raporti më i ri i organizatës amerikane Gallup “Siguria Globale 2025”, ku vendi ynë është renditur në krye të listave botërore për siguri publike dhe besim në institucionet e rendit.

Sipas këtij raporti, Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, duke grumbulluar gjithsej 94 pikë nga 100 të mundshme. Ky rezultat e vendos vendin përkrah shteteve më të sigurta në planet, një arritje që asnjëherë më parë nuk është shënuar nga Kosova në këtë lloj vlerësimi ndërkombëtar.

Lexo më shumë  OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve

Indeksi i Gallup mat perceptimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e tyre personale, besimin që kanë te policia dhe gjasat për të qenë viktimë e krimeve të dhunshme ose vjedhjeve. Pikërisht në këta tregues, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shumicën e vendeve të Evropës dhe botës.

Ky vlerësim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përforcimin e imazhit të Kosovës si një vend i sigurt për të jetuar, për të vizituar dhe për të investuar. Njëkohësisht, tregon për përparimet që kanë ndodhur në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Lexo më shumë  113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
YouTube player