Ukraina çliron 1.3 km² në Donetsk – përparime në frontin e Dobropillias
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë arritur të rimarrin nën kontroll 1.3 kilometra katrorë territor në frontin e Dobropillias, në rajonin e Donetskut, gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi u bë i ditur nga Oleksandr Syrskyi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, i cili konfirmoi se trupat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë dhe të zhvillojnë operacione të ashtuquajtura “kërko dhe shkatërro” kundër forcave ruse.
“Forcat tona mbrojtëse vazhdojnë operacionet në frontin e Dobropillias. Ushtarët tanë po përparojnë. Gjatë ditës së fundit, 1.3 km² janë rikthyer nën kontroll, ndërsa një operacion ‘search-and-destroy’ është kryer në një sipërfaqe prej 2.1 km² në distriktin e Pokrovskut. Njësitë sulmuese kanë avancuar nga 200 metra deri në 2.5 km në disa zona,” – tha Syrskyi.
Humbjet ruse
Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, gjatë luftimeve janë vrarë 43 ushtarë rusë, duke e çuar numrin total të humbjeve në këtë front në 65 vetëm në 24 orët e fundit.
Që prej 22 shtatorit, Ukraina ka arritur të çlirojë 164.5 km² në këtë sektor dhe të pastrojë 180.8 km² nga grupet ruse të sabotimit dhe zbulimit (SRG). Në total, 7 vendbanime janë rikthyer nën kontroll ukrainas, ndërsa 9 të tjera janë pastruar nga SRG-të ruse.
Sfida në fronte të tjera
Ndërkohë, grupi i analistëve ushtarakë DeepState raportoi se në mëngjesin e 22 shtatorit forcat ruse kishin bërë përparime në rajonet e Zaporizhias dhe Dnipropetrovskut. Dy ditë më parë, më 20 shtator, i njëjti grup kishte njoftuar se trupat pushtuese kishin avancuar në tre fronte: Zaporizhia, Dnipropetrovsk dhe Donetsk.
Rruga Press

