Kryeministri Kurti viziton kolonelin Hajrush Kurtaj në Kaçanik
Kryeministri Albin Kurti dhe kandidati i tij për komunën e Kaçanikut, Jeton Raka, u pritën nga koloneli Hajrush Kurtaj, i cili udhëhoqi Brigadën 162 “Agim Bajrami” në muajin që i parapriu çlirimit të Kosovës.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Kurti thekson rëndësinë e këtij takimi:
“Si vëlla i dy dëshmorëve, Xheladinit dhe Danushit, dhe si zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Hajrush Kurtaj është shembull i sakrificës dhe kontributit për liri, shtet dhe komb. Muzeu i familjes Kurtaj në fshatin Gabrricë të Kaçanikut ruan kujtime të vyera që dëshmojnë çmimin e lartë të çlirimit dhe vlerën e madhe të kombit tonë.”
Ky takim simbolik nënvizon lidhjen e thellë midis brezave të luftëtarëve për liri dhe drejtuesve të sotëm që punojnë për një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar.
Rruga Press

