Bota

Tre avionë rusë hynë në Estoni, forcat ajrore italiane i zmbrapsën

re avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke alarmuar forcat ajrore të NATO-s në rajon. Sipas burimeve të cituara nga Politico, avionët rusë janë përballur dhe më pas janë zmbrapsur nga avionë F-35 të Forcave Ajrore Italiane, të dislokuar në kuadër të misionit të Aleancës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Baltikut.

Lexo më shumë  Për herë të parë që nga Lufta II, Franca regjistron më shumë vdekje se lindje

Avionët MiG-31, të cilët janë interceptues të avancuar me kapacitet për të mbajtur raketën hipersonike ruse Kinzhal, dyshohet se ishin drejtuar në drejtim të kryeqytetit estonez, Tallinn, përpara se të ndaloheshin nga përgjigjja e menjëhershme e avionëve italianë.

Ky incident vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes NATO-s dhe Rusisë, ndërsa vendet baltike mbeten një pikë strategjike dhe e ndjeshme në kufijtë lindorë të Aleancës.

Lexo më shumë  Norvegjia ndihmon energjinë e Ukrainës me 400 milionë dollarë

Rruga Press

YouTube player