Faton Peci premton qendër ditore për pensionistët dhe rigjenerim të parkut 200-vjeçar në Mitrovicë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka premtuar projekte të rëndësishme për të moshuarit dhe për gjeneratën e ardhshme.
Peci tha se pensionistët e Mitrovicës do të kenë një qendër të kujdesit ditor, ku do të ofrohen shërbime sociale, aktivitete, lojëra dhe hapësira për miqësi e bashkëbisedim.
Ai paralajmëroi gjithashtu rigjenerimin dhe rehabilitimin e parkut 200-vjeçar të qytetit, duke e kthyer atë në një ambient rekreativ dhe të qetë, ku gjyshërit mund të kalojnë kohë cilësore me nipërit e mbesat e tyre.
“Për ne, kujdesi për të moshuarit dhe dashnia për Mitrovicën shkojnë dorë për dore,” theksoi kandidati i VV-së, Faton Peci.
Rruga Press

