Lajme

Nuk ndalon Donald Trump, vazhdon të flasë për ndalim të luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi ku renditi ato që i quajti “suksese” të tij në përfundimin e luftërave në botë, sërish ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.

Duke folur për konfliktin e gjatë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e Nagorno-Karabakut, Trumpi tha se kishte sjellë paqe duke ftuar liderët e të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë dhe duke i bërë të nënshkruajnë një marrëveshje angazhimi.

Lexo më shumë  Mbi 2,8 milionë euro/ Ministria e Infrastrukturës në Kosovë finalizon kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij ai e quajti Armeninë “Shqipëri” dhe Azerbajxhanin “Aberbaixhan”, raporton news.sky.

Kjo është hera e tretë në javët e fundit që Trumpi ngatërron emrin e një shteti gjatë fjalimeve të tij publike.

Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy.

Lexo më shumë  Kurti: Formimi i qeverisë së re, menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut.

Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni.

Rruga Press

YouTube player