Lajme

Italianët nuk zgjodhën sërish Shqipërinë për pushime, rënie e ndjeshme në shifra

Italianët nuk zgjodhën sërish Shqipërinë për pushime.

Turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të përgjithshme gjatë muajit korrik 2025, por të dhënat e INSTAT tregojnë një tjetër realitet për vizitorët nga Italia.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, kur italianët përbënin një nga grupet më në rritje të turistëve në vend, këtë sezon prania e tyre ka rënë ndjeshëm.

Lexo më shumë  Alarmi/ Fëmijët shqiptarë po rriten me algoritme dhe pa mburoja dixhitale

Sipas statistikave zyrtare, Italia zë vetëm 10% të vizitorëve të huaj që u strehuan në hotele e bujtina, pas Kosovës me 21% dhe Polonisë.

Por, boshllëkun e krijuar nga italia, duket se e kanë mbushur tursitët gjermanë dhe francezë, të cilët kanë tejkaluar nivelin e vizitorëve përtej Adriatikut.

Operatorët turistikë thonë se numri në rënie i italianëve lidhet me infrastrukturën dhe çmimet e larta të këtij sezoni, të cilat të dyja së bashku nuk përballojnë një fluks të shtuar të pushuesve. Kjo situate, mund të ndikojë edhe vitin e ardhshëm për tregun Italian, tek i cili Shqipëria dëshiron të mbajë lidhje të forta për qëndrueshmërinë e turizimit.

Lexo më shumë  Kursimet në minimum/ Shqipëria renditet e dyta nga fundi në Evropë

Megjithatë, në total Shqipëria regjistroi një rritje prej 35% të vizitorëve dhe 34% të net-qëndrimeve në korrik 2025, krahasuar me një vit më parë. Përfituesi kryesor i kësaj rritjeje mbetet zona bregdetare, ku vizitorët e huaj u rritën me mbi 50%.

Rruga Press

YouTube player