Radiotelevizioni italian (RAI) nis programin e parë në gjuhën shqipe për arbëreshët
Radiotelevizioni Italian (RAI) ka nisur transmetimin e programit të parë në gjuhën shqipe, i dedikuar posaçërisht komunitetit arbëresh në Itali.
Ky hap historik synon të ruajë dhe promovojë kulturën arbëreshe, që jeton prej shekujsh në Kalabri, Sicili dhe në rajonet e tjera të Italisë së Jugut.
Programi televiziv do të nisë më 21 shtator dhe do të transmetohet çdo të diel, ndërsa në radio do të ketë një emision të përditshëm të fokusuar në kulturën arbëreshe, nga e hëna deri të premten, me përsëritje gjatë fundjavës.
Formati do të sjellë lajme, muzikë, kulturë dhe tema sociale, duke i dhënë arbëreshëve një zë më të fuqishëm në mediat italiane.
Përmes kësaj nisme, RAI jo vetëm që pasqyron diversitetin kulturor të vendit, por ndihmon edhe në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në diasporën arbëreshe.
Rruga Press

