Opinion/Aktualitet

A nuk është koha që së paku për çështjet e shtetit, opozita të mos flasë në të njëjtën gjuhë me Serbinë e Millosheviqit e të Gjuriqit?

Nga Gëzim Mekuli, njohës i shkencave të mediave dhe retorikës

– A nuk është koha që opozita e Prishtinës ta kthejë kryet kah Beogradi, dhe jo kah Kryeministria?

– A nuk është koha që për shtetin, për pavarësinë, për Kosovën, për gjakun e derdhur për Kosovën dhe për të ardhmen e popullit, të paktën të mos bëhet aleate e qëndrimeve të Serbisë së moçme?

E fillova këtë letër me pyetje shqetësuese, të dashur lexues,

E nisa kështu sepse, sot, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi qartë: “Nuk e kemi neglizhuar aspektin e njohjeve ndërkombëtare… Serbia ka përgatitur edhe më shumë befasi”.

Kjo retorikë lufte është dëshmi e një strategjie të kahershme të Beogradit të moçem, që për dekada ka investuar miliona euro në propagandë dhe lobim për të minuar shtetësinë e Kosovës dhe shqiptarët brenda saj.

Gjuriqi gëzohet dhe përshëndeti pezullimin (proserb) e dialogut strategjik nga SHBA me Kosovën, duke e interpretuar si sinjal se edhe aleatët e Kosovës “nuk po i përkrahin vendimet e Kurtit ndaj serbëve”. Dhe ai e përsëriti një vijë të hekurt: “Pranimi i Prishtinës në OKB është absolutisht i papranueshëm për Serbinë”.

Të dashur lexues,

Serbia pra është koherente: pozitë e opozitë, të majtë e të djathtë, furaxhi e ministri, të gjithë bashkohen në një pikë; janë kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve në Ballkan. Kjo është vijë e kuqe serbe që nuk thyhet.

Në anën tjetër, kemi opozitën shqiptare në Prishtinë?!

Në vend që të ngrejë një front të përbashkët kundër Beogradit, kjo qyqe, derdh miliona euro në fushata politike e mediatike për ta luftuar Qeverinë Kurti; qeverinë që ka çliruar Veriun e Kosovës nga strukturat paralele të Serbisë, që po e lufton korrupsionin dhe që po e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Këtu lind pyetja thelbësore:

1. Si bëhet ky shtet, kur Serbia investon për ta shkatërruar Kosovën, e opozita shqiptare investon për ta shkatërruar qeverinë që e mbron Kosovën?

2. Si është e mundur që opozita e Prishtinës sot të jetë fotokopje në qëndrime me Marko Gjuriqin dhe Listën Serbe, në vend që të përkojë me interesat e popullit të Kosovës?

Të nderuar lexues,

Ky nuk është vetëm budallallëk, e as paradoks politik, por është një rrezik kombëtar. Kur opozita e Kosovës e sheh armikun te Albini, te qeveria, e jo te Serbia, atëherë kjo qyqe e korruptuar, jo vetëm që dështon të mbrojë Kosovës, por e bën veten palë indirekte të fushatës së Beogradit kundër jetës së qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Shtroj pyetje të sinqertë, të ndershme e me zemër të coptume,

– A nuk është koha që opozita shqiptare në Prishtinë të kuptojë se uniteti për Kosovën është më i madh se rivaliteti e gara për me grabitë pushtet?

– A nuk është koha që, së paku për çështjet e shtetit, opozita të mos flasë në të njëjtën gjuhë me Serbinë e Millosheviqit e të Gjuriqit?

Nëse Gjuriqi sot flet kundër Kosovës dhe opozita jonë vepron në të njëjtën frekuencë, atëherë duhet të na shqetësojë jo vetëm propaganda e Serbisë, por edhe mungesa e vizionit të opozitës shqiptare dhe propaganda e sajë kundër Kosovës.

Konsekuent deri n’pikë të fundit: shtetet nuk shkatërrohen vetëm nga armiqtë e jashtëm, por edhe nga opozitat e korruptuara që harrojnë se ku e kanë kufirin mes garës politike dhe interesit kombëtar.

Rruga Press

YouTube player