Opinion/Aktualitet

Të jesh pro-shtetit tënd nuk do të thotë të jesh anti-ShBA, e të jesh pro-ShBA nuk do të thotë të heqësh dorë nga sovraniteti yt

Nga Xhevdet Pozhari

Ne shpesh dimë ta bëjmë konfuz edhe faktorin ndërkombëtar. Kjo ngaqë Kosova është qeverisur në të kaluarën nga politikanë që kanë qenë në gjendje ta flijojnë edhe shtetin përmes marrëveshjeve të dëmshme për pushtetin.

Sot shteti qeveriset nga Albin Kurti që është në gjendje të flijojë shumëçka nga vetja për forcimin e shtetit (lexo: shtrimin e rendit dhe ligjit në veri, në 17% të territorit të Kosovës.)

Qëllimshëm, në opinion shtrohen pyetjet:

● A jemi me SHBA sepse u kemi borxh lirinë? Apo jemi me veten për ta ndërtuar një shtet që ngrihet në këmbët e veta?

E vërteta është se nuk ka nevojë të zgjedhim midis këtyre dyve. Vetëm një trushpërlarë nuk do ta kuptonte se:

Lexo më shumë  Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!

● Të jesh pro-shtetit tënd nuk do të thotë të jesh anti-SHBA. Dhe të jesh pro-SHBA nuk do të thotë të heqësh dorë nga sovraniteti yt.

Në të kaluarën, Kosova është vlerësuar sipas asaj se sa e kujdesshme është treguar ndaj mos irritimit të Beogradit, e jo se si sillet një Qeveri ndaj popullit të saj.

Kuptohet, kanë të drejtë edhe ata që e kanë kuptuar se sot jetojmë në kohë kur janë zbehur të gjitha parimet dhe nga një shtet i brishtë dhe i vogël kërkohet të mos mendojnë për vetveten, por të zbatojnë urdhrat e më të fortit. Në një kohë kur të fortit nuk i intereson se sa je “pro-perëndimor”, e sa tjetri është pro-rus e pro-kinez, por sa është vlera e përfitimeve që ia ofron në tregun ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!

Jemi rritur me bindjen se SHBA është miku ynë më i madh. Na ndihmoi të fitojmë lirinë.

Por sot, kur përpiqemi ta forcojmë shtetin tonë, të vendosim rend e ligj në çdo cep të territorit, ndjehemi sikur duhet të kërkojmë falje për këtë!

Por, mbi të gjitha, ne e kemi për obligim ndaj vetvetes t’i përgjigjemi pyetjes: nëse duam të ndërtojmë shtet ku vendimtar do të jetë vullneti politik serb dhe t’i bëjmë presion Albin Kurtit apo nga SHBA të kërkojmë të na përkrahë që të shkëputemi sa më shumë nga Beogradi pro-rus, pro-kinez.

Kur t’ia qartësojmë këtë vetvetes, do të kemi një portret më të qartë karshi faktorit ndërkombëtar. Por, edhe ndaj vetvetes!

Rruga Press

YouTube player