KryesoreLajme

FSK dhe FARSH trajnohen së bashku në kërkim-shpëtimin malor

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin e avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor, me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Trajnimi është zhvilluar në disa nga terrenet më karakteristike për operacione shpëtimi, përfshirë Kullën e repelimit në QNTKSH, Gurin e Plakës, Shtëpinë malore në Prizren, Via Ferrata “Panorama” dhe Liqenin e Jazhinicës.

Lexo më shumë  Qeveria Rama mashtron sërish për 4 miliardë eurot e Zvërnecit

Pjesëmarrësit u trajnuan në teknikat e lidhjes dhe përdorimit të litarëve, ngjitje dhe repelim në terrene alpine, navigim në zona malore, ndihmën e parë dhe menaxhimin e traumave në kushte të vështira, si dhe evakuimin e të lënduarve nga terrene të thepisura.

“Ky trajnim shënon edhe një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente malore dhe forcon më tej ndërveprimin ndërmjet dy forcave. Forcat e Armatosura të ShqipërisëForca e Sigurisë së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim

Rruga Press

YouTube player