Lajme

VIDEO/ Trumpi vazhdon të mos ia ketë idenë ku ndodhet Shqipëria: Ndalova luftën Azerbajxhan–Shqipëri

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë një tjetër deklaratë gjatë një interviste të fundit në Fox News, duke pretenduar se ai ndaloi një luftë mes “Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, duke ngatërruar qartësisht luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë fjalimit të tij, Trumpi u përpoq të përmendte rolin e tij në zgjidhjen e disa konflikteve globale, përfshirë atë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo nuk është hera e parë që ai ka pasur vështirësi me shqiptimin korrekt të emrave të vendeve si Azerbajxhan dhe Armeni në deklaratat publike.

Lexo më shumë  Kurti: KEK në transformim historik, mbi 500 milionë euro investime dhe kapacitete të reja energjetike

Komentet erdhën mes një liste prej shtatë konfliktesh që Trumpi pretendonte se i kishte zgjidhur në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij të dytë si president.

Rruga Press

YouTube player