KryesoreOpinion/Aktualitet

Dielli dhe Diella – Në Shqipëri, edhe Inteligjenca Artificiale ka patronazhistin real

Shkruan Lutfi Dervishi

Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave me “eksperiencë të gjatë” dhe shpesh traumatike me tenderat, erdhi koha të provohet diçka e re: Ministrja e Inteligjencës Artificiale – Diella.

– “Nga sot, prokurimet publike do t’i bëjë vetëm inteligjenca, jo injoranca!” – shpalli solemnisht Dielli.

Heshtja në sallë u thye nga një pyetje që ndodhet në kokën e çdo shqiptari.

Lexo më shumë  “Njeriu i dronëve”, Mehaj: FSK-ja e përgatitur për çdo skenar sigurie

– Po çfarë garancish kemi që Diella nuk do të korruptohet?

Dielli ngriti vertikalisht vetullën e djathtë:

– Diella është artificiale, nuk ka bark për darka, nuk ka çanta për lekë, nuk pranon vila për dhurata. Pra, është e pakorruptueshme! Pikë.

Nga fundi i sallës një gazetar mori guximin të pyesë.

– Po mirë, në Shqipëri edhe engjëjt kur vijnë bëhen klientelistë. Ju keni thënë se edhe gjermani po të vijë këtu bëhet shqiptar në pelivanlleqe.

Lexo më shumë  Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

Ministrja Diella, me zë elektronik, foli për herë të parë:

– Unë jam e programuar të ndjek gjithmonë Diellin. Mbretin Diell. Nëse Dielli nënshkruan tenderin, unë e verifikoj që firma e tij është korrekte… me firmën time.

Dielli qeshi. Salla qeshi. Një gazetar kritik me qeverinë postoi në facebook thënien: Në Shqipëri, edhe Inteligjenca Artificiale ka patronazhistin real – Diellin.

Rruga Press

YouTube player