Lajme

Krasniqi: Marrja për bazë e ankesës së Listës Serbe nga Kushtetuesja prish baraspeshën e të drejtave të komuniteteve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe.

“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancën e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe. Kjo do të prishte balancën e të gjithë komuniteteve joshumicë dhe përfaqësimin e institucioneve”, ka thënë ai të enjten. “Kemi kërkuar nga kryetari propozimin tonë të hidhen në votim, dhe është votuar Emilja Rexhepi, sa më kujtohet edhe Lista Serbe ka marrë pjesë në votim me abstenim. E drejta për të pasur nënkryetar na takon dhe kemi bërë propozim jemi në një situatë që po bllokohet pasi që nuk është votuar nënkryetari i komuniteti serb Nenad Rashiq. Sot do të ishim në një situatë tjetër ku institiocnet do të ishin në themelim e sipër. Si Kuvend kemi një mundësi shumë të mirë për të zgjedhur Nenad Rashiq dhe për të vazhduar më tutje”, ka thënë Krasniqi.

Lexo më shumë  Durmishi njofton që është hapur thirrja për operatorët ekonomikë për transportin publik në komunat e veriut

Ai ka thënë se Lista Serbe po tenton situatë që ta bllokojë Kosovën siç ndodh në Bosnje-Hercegovinë.

Rruga Press

YouTube player