KryesoreLajme

Posta e Kosovës merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë, i cili operonte në mënyrë ilegale, u mbyll më 15 janar 2025 gjatë një aksioni të Inspektoratit Qendror të Tregut. Ky veprim erdhi si pjesë e masave të institucioneve të Kosovës për të ndaluar funksionimin e strukturave ilegale në territorin e saj.

Pas disa muajsh, sot Posta e Kosovës, me asistimin e Policisë së Kosovës, ka marrë nën kontroll objektin e mbyllur më parë. Autoritetet kanë bërë të ditur se së shpejti objekti do të vihet në funksion dhe do të ofrojë shërbime postare për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke garantuar shërbime të rregullta dhe legjitime.

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

Rruga Press

YouTube player