KryesoreOpinion/Aktualitet

LVV ishte e drejtë dje, është e drejtë sot: të vonuarit po vonojnë të ardhmen e Kosovës

Shkruan Hysamedin Feraj

NE ISHIM DREJTË ATËHERË, JEMI DREJTE EDHE TANI!

KOSOVËN NUK DUHET TA QEVERISIN TË VONUARIT MENDËRISHT:

Vonesa në histori është mes shkaqeve kryesor të dështimeve tanë përgjatë historisë.

Në historinë më të fundit, ish-pozita 20 vjeçare, tani opozitë, ndonjëherë i kupton disa gjëra por me vonesë. Nganjëherë nuk i kupton kurrë. Pak ilustrime:

I. SHITJA E PASURIVE PUBLIKE:

PDK/LDK/AAK

Menjëherë mbas çlirimit, iu sulën shitjes së pronave publike, në vend se t’i privatizonin. Çka nuk e shitën herët, e rrënuan që ta shesin më lirë më vonë.

Delet e mbështetën.

LVV e kundërshtoi këtë proces. E quajtën leniniste.

Gati menjëherë populli e pësoi, pas vitesh e kuptoi, opozita ende jo.

Pse nuk e dëgjuat LVV-në?

LVV ishte drejtë, kundërshtarët gabim.

II. ZAJEDNICA:

PDK/LDK krijuan Zajednicën. Delet e mbështetën, në kor.

LVV e kundërshtoi si “Republika srpska” në Kosovë. E quajtën millosheviqiane.

PDK – 2013:

Thaçi: “‘Republika Srpska’ ide e kokave të mykura millosheviqiane” (mars 2013).

7 vite me vonesë:

Thaçi: “Asociacioni nënkupton Republikën Serbe brenda Kosovës, është kancer për shtetin (shtator, 2020).

LDK 2015:

Isa Mustafa: “Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” (gusht 2015)

6 vite me vonesë:

Isa Mustafa: “më mirë do të ishte të mos themelohej” (gusht 2021).

Pse nuk e dëgjuat LVV-në?

LVV ishte drejt, kundërshtarët gabim.

II. GJYKATA SPECIALE:

PDK/LDK krijuan Gjykatën speciale. Delet e mbështetën.

LVV e kundërshtoi. E quajtën armik i Kosovës.

LVV 2015:

“Kush mendon për Kosovën nuk ia bën asaj Gjykatën” (qershor 2015); Është projekt i Serbisë, është një-etnike, dëmton luftën tonë çlirimtare, UÇK-në, (mars 2015).

PDK – 2015

Thaçi: “Nga mosdija dhe patriotizmi i rrejshëm, ata deputetë që votuan kundër bënë gabim trashanik në dëm të interesit shtetëror”, janë oponentë të pavarësisë së Kosovës (qershor 2015);

Kush nuk e voton “është armiku i pavarësisë se Kosovës dhe i UÇK-se” -@HashimThaciRKS, Prishtine 2015; Veseli: “Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”. “Do ta votojmë se është në të mirën e vendit tonë” (qershor 2015).

3 VITE MË VONESË:

Thaçi: “themelimi i kësaj gjykate ka qenë historikisht i padrejtë për Kosovën” (shkurt 2018)

LDK 2015:

Isa Mustafa: është një vendim “që i shërben Kosovës, i shërben integrimeve tona euro atlantike, i shërben edhe luftës së UÇK-së”. “Gjykata Speciale s’do të merret me UÇK-në dhe s’do ta dëmtojë imazhin e saj” (mars, 2015).

10 VITE ME VONESË – LDK:

Isa Mustafa: “Askujt s’do t’i shkonte mendja se…. bartësit kryesor të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë… do të cilësoheshin si ndërmarrje e përbashkët kriminale” (gusht 2025);

Lexo më shumë  Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte kundër njerzimit, bashkëpunoi me serbët në masakrën e Izbicës

Mirëpo, që dikujt t’i shkojë mendja duhet të ketë mend, dhe duhet t’i ketë në kohën e duhur.

Pse nuk e dëgjuat LVV-në?

LVV ishte drejtë, kundërshtarët gabim.

III. DEMARKACIONI:

PDK/LDK/AAK e mbështetën. Delet u shkuan pas, në kor.

LVV e kundërshtoi. E quajtën kundërshtare të heqjes së vizave, populiste… Delet e përsëritën në kor.

Por në këtë rast interesant është vetëm AAK, sepse nuk u vonua në mendim por ia rrënoi vetes mendjen:

AAK 2016:

Ramush Haradinaj: “Mos e votoni demarkacionin, se nesër ju mallkojnë fëmijët e juaj… Nëse e votojnë, turpi mbi ata që e votojnë do të jetë i përjetshëm”..

Demarkacioni “nuk është e lidhur as me liberalizim të vizave dhe as me MSA (Prill 2016).

Dy vite më vonë:

Haradinaj: është e pakuptimtë vota kundër Marrëveshjes për demarkacionin;

Është krijuar situatë e re “me deklaratën e dy presidentëve, atij të Malit të Zi dhe të Kosovës ka argumente të mjaftueshme për votë pro Demarkacionit”;

Demarkacioni është kusht për heqjen e vizave, prandaj “nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës” (mars 2018).

LVV si me 2016 edhe me 2018:

“Territorin e humbim nëse kalon demarkacioni, hajnat mbesin e vizat nuk hiqen” (mars 2018).

Për heqjen e vizave “është dashur të startohet kushti për luftimin e krimit dhe korrupsionit… dhe më pas ajo për demarkacioni (mars 2018);

“Njëherë është dashur korrigjimi e më pastaj ratifikimi”;

“Aneks-marrëveshja që iu bashkua ligjit për demarkacion, është vetëm një deklaratë politike dhe nuk e obligon Malin e Zi ta votojë në Parlamentin e tyre” (shkurt 2018);

“Nëse ndodhë kjo, do të vajtojmë” (mars 2018);

4 VITE ME VONESË – AAK kuptoi, dhe nisi vajtimin. Delet parë e ndoqën, në kor.

BE na tradhtoi, nuk e mbajti “premtimin” për heqjen e vizave sapo të plotësojmë kushtin e tyre për demarkacion (kishte thënë se nuk është kusht)

Mali i Zi nuk e mbajti fjalën për korrigjim të kufijve mbas ratifikimit nga ne të demarkacionit; (“Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar” demarkacioni – deklaroi Abazoviqi – siç i kishte treguar LVV (11.5.2022);

Shkurt, territor humbën, ndërsa vizat u hoqën vite më vonë, siç kishte premtuar BE-ja: kur u bind se qeveria Kurti e lufton e qartë korrupsionin.

Pse nuk e dëgjuat LVV-në?

Lexo më shumë  Ballkani: Duhet të ndalojmë së fshehuri kokën në rërë

LVV ishte drejtë, AAK gabim.

Por, a do ta mallkojnë fëmijët e tij, siç kishte thënë se do të ndodh po ta votojnë? A ka rënë turpi mbi të që e votoi, siç kishte thënë se do të bjerë?

Gjithsesi, në një darkë iftari, Ramushi ngushëlloi veten dhe delet: “e kemi pasur nijetin e mirë…” (prill 2022).

Mirëpo, përveç nijetit të mirë, në politikë duhen edhe mendtë e shëndosha. Duhen edhe para nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që e gjithë ish-pozita, tani opozitë, nuk i pati kurrë dhe nuk i ka.

LVV është drejtë, kundërshtarët gabim.

Të vonuarit në mendim nuk na vonuan vetëm në të kaluarën, por më e rëndësishmja na kanë vonuar tashmë të ardhmen. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk është e lehtë të shfuqizohen njëanshëm për shtet që nuk janë superfuqi. As për fuqitë e vogla nuk është e pamundur, por thjesht është shumë e vështirë. Kjo është ajo që ish-pozita, tani opozitë, nuk e kuptoi kurrë, as me vonesë. Prandaj nuk i bashkohen asnjë politike për shfuqizimin de facto që më vonë pasohet nga ajo de jure e vetë kësaj vështirësie.

Në histori ka momente kyç, vendimtar. Po nuk u kapën, humbet shumë, është humbje historike dhe e historisë. Në momentet kyç historikë e për historinë LVV ka qenë drejtë, kundërshtarët gabim.

IV. AAHTISARI +

2015 –

PLANS-i po kërkojnë kushtetutë të re Aahtisari+, ku të shtohet e drejta e serbëve për t’ia vënë veton Republikës së Kosovës, ku të ndryshohet karakteri i shtetit dhe i Republikës nga unitare në federale.

LVV po e kundërshton. Po i thonë ke bllokuar konstituimin e kuvendit. Delet po i mbështesin në kor.

Me vonesë LDK, PDK, AAK mund ta kuptojnë. Delet do t’u shkojnë pas. Por do të jetë vonë, shumë vonë. Atë që po bëjnë sot nuk mund të zhbëjnë nesër duke thënë “nuk kemi qenë normalë”, “votuam aksidentalisht”, ose thjesht nuk kemi faj sepse jemi të vonuar mendërisht*

Pse nuk e dëgjojnë LVV-në?

LVV është drejtë, kundërshtarët gabim.

*Dikush mund të thotë se me argumentimin e vonesës së tyre mendore mund të shfajësohen juridikisht. Por në këtë rast nuk është e tillë, mbasi për me fitu pushtet, domethënë para nga buxheti, kanë dëshmuar se mendja u punon fort mirë, por pengohet nga motivi i lig. Mendjen ua shtrembëron motivi, jo ndonjë defekt fizik, i lindur ose i pësuar më vonë, e që do të mund të përdorej për shfajësim. Vepra e keqe, e kryer nga motivi i lig vetëm e shton fajësinë, rrjedhimisht dënimin. Nëse gjykatës është populli i drejtë ndaj vetes!

YouTube player